Lajme

Reagon Aida Durguti ndaj arrestimit të deputetëve të Vetëvendosjes

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 24 November 2017

Pas arrestimit të tre deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes me një reagim të menjëhershëm kanë dal edhe deputetët të tjerë të këtij subjekti të cilët këtë akt të policisë e cilësuan si krim.

Aida Durguti është njëra nga deputetet që i qëndroj përkrah deputetëve në kohën kur po kryhej aksioni policor.
Durguti ka thënë se ajo që ndodhi sot para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës tregon për krimin e organizuar që ka kapur shtetin, dhe sistemin e padrejtësisë që është në funksion të siç e quan ajo “Klanit Pronto”.

“Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj, u penguan në kryerjen e detyrës së tyre si deputetë. Përfaqësuesit e popullit u arrestuan para hyrjes së Kuvendit të Kosovës. Krimi i organizuar që ka kapur shtetin, ka organizuar Sistemin e Padrejtësisë plotësisht funksional në interes të Klanit PRONTO e në dëm të vendit e qytetarëve. Ky sistem i padrejtësisë që na i shpall terroristë aktivistët, nuk po ndalet. Shumë shpejt do t’i ndal populli!”, ka thënë Durguti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera