Reagon Agron Kuçi: Nuk ka asnjë veprim të kundërligjshëm, e gjitha është e orkestruar
Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 03 November 2021
Kandidati për kryetar të komunës së Junikut nga radhët e AAK-së, Agron Kuçi ka dalur prapë me një shkrim, rreth disa zhvillimeve ditëve të fundit në këtë komunë.
Kuçi ka thënë se ditëve të fundit ai dhe familja e tij janë linçuar, fyer, ofenduar, shantazhuar dhe kërcënuar nga disa media të sponzorizuara e të financuara nga kundërshtarët e tij politik dhe qarqe të caktuara politike.
Sipas Kuçit në krejt këto zhvillime të supozuara, nuk ka kurrfarë veprimi të kundërligjshëm e asgjë penale, përveç se një skenar i orkestruar nga akterë të caktuar nga kampi i kundërshtarëve politik, të cilëve u janë bashkuar disa individë.
Ndër të tjera, Kuçi ftoi qytetarët e Junikut, Degën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Junik, për një fushatë të qetë, shumë të ndershme, të qytetëruar e demokratike, ashtu siç është në nderin, fisnikërinë dhe traditën Junikas.
Reagimi i plotë:
Të dashur bashkëqytetarë të Junikut!
Siç edhe e keni vërejtur edhe ju, ditëve të fundit unë dhe familja ime jemi linçuar, fyer, ofenduar, shantazhuar dhe kërcënuar nga disa media të sponzorizuara e të financuara nga kundërshtarët e mi politik dhe qarqe të caktuara politike.
E kam thënë dhe e përsëris me përgjegjësi të plotë morale, juridike dhe penale qe nuk ka kurrfarë veprimi të kundërligjshëm e asgjë penale, përveç se një skenar i orkestruar nga akterë të caktuar nga kampi i kundërshtarëve politik, të cilëve u janë bashkuar disa individ (umiq të kampit kundërshtarë, që janë vënë fatkeqësisht në dispizicion të tyre) nga Policia e Kosovës, Sistemi Prokurorial dhe Gjyqësor, për të na përbaltosur në kohë fushate të zgjedhjeve lokale, me të vetmin qëllim; për të denigruar integritetin tim, bashkëpunëtorëve dhe të familjes sime.
Me synimin e vetëm për të marrë fitoren tonë, fitoren e qytetarëve të Junikut.
Deklarohem, se këto veprime, vetëm sa na kanë forcuar, jo vetëm mua, por gjithë simpatizantët e qytetarët bujarë të Junikut, në rrugën tonë, për të dalur triumfues, sepse fitorja nuk arrihet me shantazhe, sulme linçuese, ofendime e fushatë të ndyer!
Fushata bëhet në Junik, dhe për Junikun, ndërsa ne më së miri e njohim njëri tjetrin, ua dimë vlerat njerëzore, intelektuale, familjare e patriotike gjithësecilit prej nesh!
Qytetarët e nderuar të Junikut na njohin më së miri, më mirë se çdo kush tjetër!
Para së gjithash ne jemi bashkëvendas, do jetojmë me nder në Junikun tonë edhe pas datës 14 nëntor.
Unë ftoj qytetarët e Junikut, Degën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Junik, për një fushatë të qetë, shumë të ndershme, të qytetëruar e demokratike, ashtu siç është në nderin, fisnikërinë dhe traditën Junikase.
Juniku para nesh!
Bashkimi jonë, do të jetë fitorja jonë 🤝
Në aleancë me qytetarët e Junikut, me besim e emër të Zotit, e me përkrahjen e junikasve, ne do të fitojmë me 14 nëntor!
Fitoren tonë, e të qytetarëve të Junikut, nuk ka shantazh që mund ta ndal.
Sinqerisht, i juaji përjetësisht
AgronKuçiJunik
Të tjera
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...