Lajme

Reagon Agron Halitaj: Halil Berisha u detyrua të paraqitet në Speciale, por mbajti qëndrim profesional

Autori: Gazeta inFokus 17:18 | 27 October 2021

Gazetari, Agron Halitaj ka reaguar pasi ish gazetari i Gazetës Infokus, Halil Berisha u detyrua të dëshmojë në Gjykatën Speciale.

Halitaj ka thënë se Berisha nuk është në Hagë për të dëshmuar kundër krerëve të OVL – UÇK-së as kundër askujt tjetër.

Ai po ashtu ka përshëndetur gazetarin për dëshminë e dhënë duke thënë se i tillë profesional ai u tregua edhe gjatë punës së tij dhe trajtimit të dosjeve për të cilat edhe është marrë në Hagë.

Për punën prej gazetari dhe pa vullnetin e tij, Halil Berisha u detyrua të paraqitet në gjyqin që po u bëhet në Hagë ish-krerëve të UÇK-së. Ai nuk qe dëshmitar kundër Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit, e as kundër askujt tjetër. Qëndrimi profesional që Halili mbajti gjatë dhënies së dëshmisë është për t’u përshëndetur. I tillë- profesional, ai ishte treguar edhe gjatë trajtimit të dosjeve për ish-drejtuesit e UÇK-së. Gazetari, jo vetëm në Kosovë, por në çdo vend demokratik e gëzon të drejtën e mbledhjes, përpunimit dhe shpërndarjes së materialeve që i konsideron se janë me rëndësi për publikun. George Washington thoshte se “liria jonë varet nga liria e shtypit dhe ajo nuk mund të kufizohet pa u humbur fare”, ka shkruar ai.

Gazetari Halil Berisha, nuk është duke dëshmuar për luftën, UÇK-në, apo kundër krerëve të OVL-UÇK-së, por thjeshtë si gazetar që mori pjesë në konferencën për media të organizuar nga OVL-UÇK-ja, ku u bënë publike dosjet e Gjykatës Speciale./Gazeta Infokus/ 

 

Të tjera