Lajme

Reagon Agim Veliu: Ja si i drejtohet Albin Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 17:37 | 25 March 2020

Në një kohë kur vendi po përballet me pandeminë e COVID-19, në Kuvendin e Kosovës po pritet që të procedohet mocioni i LDK’së për rrëzimin e Qeverisë që drejtohet nga Albin Kurti.

Megjithatë ministri i Mbrojtjes nga radhët e LDK’së, Anton Quni, i ka dhënë një orë kohë Kurtit që të shqyrtojë kthimin e Agim Veliut në punë dhe të heqë taksën me qëllim të kthimit mbrapsht të mocionit.

Mirëpo një ofertë e tillë e Qunit nuk i ka pëlqyer fare vetë Agim Veliut.

-Advertisement-

Në një prononcim për T7, Veliu ka thënë se mocioni nuk duhet të kthehet mbrapa dhe se pret rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Sipas tij, një qeveri e tillë që drejohet nga Albin Kurti është më e rrezikshme se koronavirusi.

Veliu e ka cilësuar edhe si tinzar Albin Kurtin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera