Sport

Reagon Agim Ademi pas suksesit të Kosovës U17

Autori: Gazeta inFokus 19:16 | 12 October 2021

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka reaguar pasi kombëtarja e Kosovës U17 është kualifikuar në fazën finale për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Izrael 2022”, shkruan Gazeta inFokus.

Ademi përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook i ka uruar futbollistët dhe stafin e kombëtares U17 për këtë sukses.

Postimi i plotë i Agim Ademit:

-Advertisement-

“Ndjenjë e shkëlqyeshme, Dardanët U17 kualifikohen në “Elite Round” në kualifikimet e Kampionatit Evropian 2022.

Përgëzimet e mia më të mira për secilin futbollist veç e veç për angazhimin, disiplinën dhe vlerat e treguara në këtë fazë të kualifikimeve, urime për stafin e trajnerëve në krye me Arsim Abazin për punën e shkëlqyeshme në përgatitjen e ekipit për këtë cikël kualifikues, urime për të gjithë tifozët dardanë dhe për bashkëatdhetarët tanë që vazhdojnë t’i rrisin dhe edukojnë fëmijët e tyre në frymën e atdhedashurisë.

Urime dhe u priftë e mbara edhe në fazën e ardhshme kualifikuese.

Kosova po dëshmon se ka të ardhme të ndritur, prandaj le të vazhdojmë të punojmë me krenari e përgjegjësi drejt sukseseve të mëdha.

Forca Kosovë!”, ka shkruar presidenti Ademi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera