Lajme

Reagon Abin Kurti për rrahjen e djalit të Nenad Rashiq: Rrahja ka të bëjë me qëndrimet e Nenadit

Autori: Gazeta inFokus 19:39 | 22 February 2021

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryeministër i dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit, ka reaguar pas rrahjes së djalit të Nenad Rashiq sot në Graqanicë.

Kurti ka thënë se ky krim banditesk ka të bëj me qëndrimet e babait të tij që siç e ka quajtur ai, nuk u thye e as s’u nënshtrua ndaj trysnisë e kërcënimeve të Serbisë

Postimi i plotë i Kurtit:

-Advertisement-

Me keqardhje të madhe morëm lajmin se sot në Graçanicë, djaloshi 18 vjeçar, Nikolla Rashiq, u rrah brutalisht me armë të ftohta. Nikolla është i biri i Nenad Rashiqit, politikanit demokrat e të mirënjohur serb në Kosovë.

Duket se ky krim banditesk ndaj Nikolla Rashiqit është i organizuar dhe ka të bëjë me prindin e tij që nuk u thye e as s’u nënshtrua ndaj trysnisë e kërcënimeve të Serbisë. Me gjasë, meqë nuk e frikësuan dot Nenad Rashiqin, ia rrahën të birin Nikollën.

Në qeverinë tonë të re do të punojmë që të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim përkatësie kombëtare të jetojnë të sigurtë.

Kërkoj që organet e rendit urgjentisht ta zbardhin këtë rast dhe kriminelët të përgjigjen para drejtësisë, ndërkaq Nikollës i uroj shërim të plotë e të shpejtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera