Sport

Reagojnë tifozët ‘Kuq e Zi’ pasi u largua fotografia e Adem Jasharit nga stadiumi “Air Albania”

Autori: Gazeta inFokus 17:10 | 29 March 2021

Të dielën kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Anglisë u takuan në kuadër të kualifikimeve për Kampionatit Botëror ‘Katar 2022’, shkuan Gazeta inFokus.

Fitore arritën ‘Tre Luanët’, të cilët triumfuan me rezultat 0-2 me golat e shënuar nga Harry Kane dhe Mason Mount.

Para fillimit të kësaj ndeshje tifozët ‘Kuq e Zi’ vendosën në shkallët e stadiumit ‘Air Albania’ banerin me mbishkrimin “Me sytë dhe zemrën te ju”.

-Advertisement-

Krahas këtij baneri tifozët kishin vendosur edhe fotografitë e 5 heronjve kombëtar, në mesin e tyre edhe komandanti legjendar, Adem Jashari.

Megjithatë para se të fillonte takimi, fotografia e Adem Jasharit u largua nga shkallët e stadiumit, pasi UEFA kishte kërkuar që të largohej kjo fotografi, ndryshe nuk do të zhvillohej ndeshja.

Pas largimit të fotografisë së Adem Jasharit tifozët “Kuq e Zi” përmes një postimi kanë reaguar, duke e quajtur këtë si ngjarje të shëmtuar.

Ata u shprehën se nuk e dinë se cili është arsyetimi i UEFA-së në lidhje me këtë ngjarje, por tifozët e kombëtares thanë se fotografia e Adem Jasharit do të jetë në çdo ndeshje, deshën apo nuk deshën UEFA.

Më poshtë keni reagimin e plotë të tifozëve të kombëtares së Shqipërisë./Gazeta inFokus/

REAGIM!

Përpara zhvillimit të ndeshjes së djeshme Shqipëri vs Angli vendosëm të përgatisnim një koreografi me…

Posted by Tifozat Kuq e Zi on E hënë, 29 Mars 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera