Sport

Reagojnë serbët, trajneri i Milanit nuk e njeh Crvena Zvezdan

Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 19 January 2021

Milani do të jetë nikoqir i Crvena Zvezdes, në kuadër të Ligës së Evropës, shkruan Gazeta inFokus.

Në lidhje me këtë ballafaqim, mbrëmë pas fitores ndaj Cagliarit, ka folur trajneri i ‘Rossonerëve’, Stefano Pioli, i cili ka ngatërruar Beogradin me Sarajevën e Bosnjë dhe Hercegovinës.

Menjëherë pas kësaj deklarate të teknikut të Milanit ka reaguar klubi serb me anë të një shkrimi.

-Advertisement-

“Duke folur pas ndeshjes me Cagliarin, trajneri i Milan ngatërroi Beogradin me Sarajevën dy herë. Ai po fliste për ndeshjen e ardhshme të Milan në Evropë. Shpresojmë që ai ta kujtojë mirë Beogradin”, thuhej në reagimin e klubit serb.

Kujtojmë që vitin e kaluar Crvena Zvezda u ballafaqua me Tiranën në Ligë të Evropës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera