Fokus

Reagojnë punëtorët e Telekomit: Ulja e pagave është e jashtëligjshme

Autori: Gazeta inFokus 16:34 | 13 May 2020

U.D e kryeshefes së Telekomit të Kosovës, Burbuqe Hana, ka njoftuar punëtorët e ndërmarrjes që janë ulur pagat.

Vendimi në fjalë hyn në fuqi prej të premtës së 15 majit, vendim ky i aprovuar nga Bordi i Përkohshëm i emëruar nga Qeveria Kurti, shkruan gazeta inFokus.

Por, këtë vendim nuk e përkrahën edhe Sindikata e Telekomit të Kosovës.

-Advertisement-

Kreu i saj, Lamih Balaj, në një prononcim për gazetën inFokus, po thotë që ky vendim është i jashtëligjshëm.

Sipas tij, edhe Sindikata është pro uljes së pagave, por që kjo duhet të bëhet bashkë me ristrukturimin e kompanisë, shkruan gazeta inFokus.

Kjo sipas Balajt, duke u hequr nga pozitat e gradat ata që hyn pa merita, sepse në këtë formë, pavarësisht uljeve, ata do të vazhdojnë të përfitojnë.

Ndërsa shton që këtë vendim të jashtëligjshëm e bën ajo që nuk janë konsultuar e nuk janë takuar me Sindikatën dhe nuk ka pëlqim të nënshkruar nga ta.

“Nëse nuk arrihet marrëveshja e shkruar me Sindikatën, një vendim i tillë që është marrë sot i bie që dikush e ka te qëllimshëm qe me qu Telekomin prapë në gjykatë me punëtorë, mundet secili punëtor me qu ne gjykate, ne jemi me i ule shpenzimet tjera po edhe ne paga po ne ristrukturim, e me u leshu ato vende te punës e grada pa kriter e jo prape me perfitu me mbet tu perfitu nje pjesë e atyre njerëzve,  jemi te gatshëm me diskutu, po nuk jemi konsultuar e nuk jemi takuar me askënd për këtë punë, nuk na ka pyetur askush, mund të thonë që ka pas takime korridoreve, por takim zyrtar nuk ka pas, është keqpërdorë emri jonë”, ka thënë Balaj.

Ndërsa shton që ky vendim në kundërshti është edhe më një çështje tjetër.

Kjo pasi, Balaj thotë që tashmë pagat janë në Gjykatën Kushtetuese, e nuk mund të ketë ulje pa vendimin e saj, shkruan gazeta inFokus.

“Gjithashtu duhet me pas parasysh qe këtë vendim e kemi kundershtu, pasi është vendim i bordit te kaluar ku jemi dakordu qe me prit vendimin e gjykatës kushtetuese për pagat, pasi e kemi dërgu e deri me 30 qershor ka me u kthy prapë një vendim, ne mundemi me qene pjese e ligjit te pagave, qysh mundet me u ule pagat edhe ne maj edhe ne qershor”, ka thënë Balaj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera