Lajme

Reagojnë prindërit pas vendimit te MASHT-it për dy ditë pushim

Autori: Gazeta inFokus 18:27 | 30 April 2021

Ditën e hëne dhe të martën nxënësit në Kosovë nuk do të ndjekin mësimin në shkollë.

Kjo pasi që më 3 dhe 4 maj është festë zyrtare në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Edhe për prindërit ky pushim është i pranushëm.

-Advertisement-

Kryetari i Këshillit të Prindërve,Ymret Rushiti, në një prononcim për Gazetën Infokus ka thënë që janë për respektimin e ligjeve.

“Ne si KPK jemi per respektimin e ligjeve te Kosoves . Te henen dhe te marten jane dite feste me ligjin per festat e Kosoves dhe ne duhet ta respektojme kete ligj”, ka thënë ai për Infokus.

Derisa ka kundërshtuar vendimin e mëhershëm të MASHT-it, që të pushohet gjatë pandemisë.

“ Per ne ka qene e papranueshme qe te shkohet ne pushim dimëror 1 jave para kohe dhe te fillohet 1 jave me vones pjesa e dyte e vitit mesimor 2020/2021 si dhe pushimi 2 javor per nxenesit e klasave nga 6 deri ne klasen e 12 , sepse efekti i ketyre vendimeve nuk ka ndikuar ne uljen e numrit te pergjithshem te te infektuarve ne Kosove duke u deshmuar edhe nje here se arsimi nuk eshte vater e perhapjes dhe rritjes se numrit te te infektuarve me covid 19”, ka thënë ai.

Rushiti i ka kritikuar edhe SBASHK-un të cilët bënë thirrje që më 28 nëntor të pushohet.

“Per ne eshte anti ligjore dhe e papranueshme qe nje shoqat si SBASHK ne emer te nje patriotizmi fiktiv merr vendim per te mos u punuar per 28 nentor 2020 duke shkel vendimin e Qeverise se Kosoves qe ka qene per te punuar sepse me ligjin per festat zyrtare te Kosoves 28 nentori nuk eshte feste shteterore. KPK gjithmon ka kerkuar qe te konsultohet nga institucionet para se te merren vendime per arsimin parauniversitar. Nuk pajtohemi me vendime e institucionet qe ne fokus kane nxenesit tane dhe arsimin si eksperimet. Jemi per rend dhe ligj qe mundeson arsim te sigurt,te avsncuar dhe rezultativ”, ka deklaruar Rushiti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera