Lajme

Reagojnë nga Qeveria e Serbisë: Po tentohet pushtimi i veriut, kemi informuar Brukselin

Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 13 October 2021

E ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri, ku situata është tensionuar pas aksionit kundër kontrabandës të Policisë së Kosovës.

Drejtori i kësaj zyre, Petar Petkoviq, ka thënë aksioni i sotëm i policisë së Kosovës është tjetër provokim i kryeministrit Albin Kurti, para zgjedhjeve lokale, derisa shtoi se për këtë e ka informuar edhe Miroslav Lajçakun.

“Ndërsa ne po zgjidhim gjithçka përmes dialogut, ju keni Kurtin dhe të tjerët që po i zgjidhin gjërat përmes krizave për të pushtuar veriun e Kosovës, që është obsesioni i tyre. Ata po përpiqen të kriminalizojnë veriun”, ka thënë Petkoviq për Tanjugun serb.Pas ndërmarrjes së aksionit qindra serbë lokalë janë mbledhur në pjesën veriore të Mitrovicës të cilët edhe kanë sulmuar policinë e Kosovës me grushte duke kundërshtuar aksionin.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera