Lajme

Reagojnë familjarët e Lulzimit, ja kur do të mbahet varrimi

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 21 January 2024

Një rast tragjik ka ndodhur para disa ditësh në rrugën “Drenica” në Podujevë, ku si pasojë një 18-vjeçar ka mbetur i vdekur.
Bëhet fjalë për Lulzim Fejzullahun, shkruan Gazeta Infokus.

Për këtë krim makabër, dy persona tashmë ndodhen nën masën e paraburgimit, teksa po hetohet në zbulimin e rrethanave dhe motivit që çoi deri te ky konflikt që përfundoi tragjikisht.

Për vdekjen e tij ka reaguar edhe xhaxhai i tij.
Ai ka treguar se varrimi i të ndjerit do të mbahet të dielën, më datë 21.01.2024 në orën 15:00 tek varrezat e qytetit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera