Sport

Reagojnë ‘Dardanët’ pasi ndeshja mes Maqedonisë Veriore dhe Kosovës u shty për në muajin shtator

Autori: Gazeta inFokus 19:13 | 01 April 2020

UEFA sot mbajti një video-konferencë me 55 anëtarët e saj, ku u diskutua për hapat në vazhdim pas pezullimit të kampionateve nga coronavirusit, shkruan Gazeta inFokus.

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë vendosi që ndeshja e Play-Offit në Ligën e Kombeve ndërmjet Maqedonisë Veriore dhe Kosovës të shtyhet përsëri.

Tani kjo ndeshje mund të luhet në shtator, por nuk ka një datë të caktuar.

-Advertisement-

“Ndeshjet e Kombëtares së Kosovës dhe të tri ekipeve tjera në grup do të shtyhen për një afat tjetër e sipas orarit të ngjeshur mund të ndodh në muajt e vjeshtës – Vendimi nuk është marrë, ekzistojnë së paku tri opsione”, thuhet në njoftimin zyrtar të FFK-së.

E ndaj këtij vendi kanë reaguar edhe tifozët e Kombëtares së Kosovës ‘Dardanët’.

Reagimi i plotë i ‘Dardanëve’

“Sot, Federata e Futbollit e Kosovës bëri të ditur se shkaku i pandemisë globale me coronavirus, ndeshja e Kosovës në Play Off-it me Maqedoninë e Veriut për kualifikime në Euro2020 do të shtyhet për një termin të vjeshtës së këtij viti.

Në këto kohë të vështira për të gjithë ne, shëndeti i gjithë qytetarëve tanë është primar. Disciplina dhe kujdesi për vetën dhe të afërmit tanë është i rendësisë jetike deri në tejkalimin e pandemisë.

Deri në vjeshtë, kur tifozët Dardanë do të mbushin stadiumin në Shkup në përkrahje të djelmoshave tanë, futbollistët, punëtorët sportive dhe ne tifozët e Kosovës kemi betejën tjetër. Të kujdesemi për shëndetin dhe ta luftojmë pandeminë e virusit Covid19.

Ne, bijtë dhe bijat e Kosovës, të bashkuar do ta përballojmë edhe këtë sfidë”, thuhet në reagimin e Dardanëve./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera