Sport

Reagojnë ashpër ‘Skifterat’ e Gjilanit, e quajnë Arsim Kabashin gjahtarë dhe milioner

Autori: Gazeta inFokus 18:45 | 28 March 2020

Kryetari i klubit të Ballkanit, Arsim Kabashi sot ka ftuar klubet e Superligës që të bëhen njëzëri dhe të kërkojnë ndihmë në Qeveri dhe Ministri të Sportit për ta tejkaluar krizën financiare pas coronavirusit, shkruan Gazeta inFokus.

Pas kësaj thirrje kanë reaguar ashpër ‘Skifterat’ e Gjilanit, të cilët e kanë gjuajtur gjahtar dhe milioner Kabashin dhe ata që e përkrahin këtë iniciativë.

Ishte vet Kabashi që pak ditë më parë premtoi se futbollistët dhe stafi i Ballkanit nuk do të kenë probleme me paga, por sot ai kërkoi ndihmë nga institucionet e shtetit.

-Advertisement-

E për këtë situatë ‘Skifterat’ kanë thënë së në këtë kohë pandemie kur populli po lufton për bukën e gojës dhe situata është jashtë normales shfaqen milionerët e disa klubeve dhe kërkojnë ndihmë nga shteti.

Ata kanë thënë së ato ndihma financiare duhet të shkojnë tek klubet e vogla dhe në ligat jo shumë të popullarizuar që kanë më shumë probleme financiare.

Më poshtë keni njoftimin e plotë të ‘Skifterave’./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera