Lajme

Reagojnë analistët Latifi e Matoshi mbrojnë Baton Haxhiun: Deklaratat e Liburnit janë linçuese

Autori: Gazeta inFokus 22:43 | 13 January 2020

Analistët politikë, Halil Matoshi dhe Blerim Latifi, kanë reaguar ndaj deklaratës së Liburn Aliut për Baton Haxhiun.

Haxhiu tha të hënën se Albin Kurti është takuar dy herë të tjera me Hashim Thacin e madje që ata biseduan gjatë në këto takime, shkruan gazeta inFokus.

E VV fillimisht e mohoi se ky lajm ishte i vërtetë. Pastaj Aliu kishte thënë se Haxhiu ka shpifur, duke hedhur akuza edhe më të rënda ndaj tij.

“E ka humbë Batoni udhën në oborr. Traumë të pashërueshme i ka shkaktu Albini. Rrena e tij e fundit në lidhje me gjoja takimin e Albinit me Hashimin, tregon se në çfarë niveli ka devalvu ky, madje edhe si spiun. Për këtë rrenë të lodhtë, Stanishiqi shkelma prej zyrës e kish qitë. – Marsh bitango”, ka thënë Aliu.

Ndërkohë analisti Matoshi ka thënë se mendon që VV ka hequr dorë nga kjo gjuhë.

“Asnjë subjekt politik nuk guxon të linçohet publikisht. Mendoja se VV ka hequr dorë nga kjo gjuhë. Çdokush mund të thotë opinionin e vet”, ka thënë Matoshi.

Ndërsa Latifi ka thënë se Haxhiu është qytetar ikëtij vendi dhe gazetar me përvojë dhe se askush nuk mund ta linçojë atë.

“Baton Haxhiu është qytetar i këtij vendi, është gazetar me përvojë. Askush nuk mund ta lincojë atë për informatat e tij. Nuk i ka hije një gjuhë e tillë një partie që synon të udhëheqë me vendin”, ka thënë Latifi në T7./Gazeta inFokus/

Të tjera