Sport

Reagimi spektakolar i Munishit pas golit të Zekës në minutën e fundit

Autori: Gazeta inFokus 17:06 | 28 October 2020

Ballkani e ka mposhtur Prishtinën në minutën e fundit të takimit me përmbysje rezultati nga 0-1 në 2-1, shkruan Gazeta inFokus.

Heroi i suharekasve ishte Mevlan Zeka, i cili realizoi të dy golat për ‘portokallinjtë’.

Golin e parë sulmuesi gjakovar e shënoi në minutën e 88’, ndërsa të dytin në 90+6’.

-Advertisement-

E pas golit të dytë të Zekës trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, ka bërë një reagim spektakolar, duke u rrezuar në fushë.

Munishi u tall me futbollistët e Prishtinës, për të cilët pretendonte se kishin shumë simulime gjatë ndeshjes.

Për më shumë shikojeni video më poshtë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera