Fokus

Reagimi qesharak i Challandes pas golit të Sanchos dhe momenti kur i pa kamerat (Video)

Autori: Halil Berisha 10:05 | 11 September 2019

Emocionet e lojës Angli – Kosovë ishin shumë të mëdha, e që shpesh nuk kishte sukses fshehja e tyre.

E kjo, edhe për trajnerin e Kosovës, zviceranin Bernard Challandes, shkruan gazeta inFokus.

Kjo, madje i kushtoi me ndëshkim me karton të verdhë.

-Advertisement-

Por, ishte një moment interesant, pas golit të 5-të të Anglisë, që e shënoi Sancho.

Këtu, protestat e Challandes ishin të mëdha, pasi pretendonte që goli u shënua nga pozita jashtë loje, shkruan gazeta inFokus.

Madje edhe kur futet në tunelin për në zhveshtore shihet tepër i nervozuar, duke bërtitur, “E tmerrshme”.

Por, momenti shumë qesharak është kur Challandes vëren kamerat.

Dhe në moment, trajneri i Kosovës, kur sheh që po xhirohet nga nervoza fillon të qesh, duke e parë që e kishte shumë problem kontrollimin e emocioneve./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera