Lajme

Reagimi i Vuçiqit derisa po performohej një valle shqiptare para liderëve evropianë

Autori: Gazeta inFokus 14:00 | 06 December 2022

Emmanuel Macron, Olaf Scholz, Von der Leyen dhe emra të tjerë të njohur të politikës evropiane, kanë duartokitur vallen e performuar me këngë shqiptare, teksa dhjetëra politikanë pjesëmarrës në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, po rrinin bashkë për foton familjare të Samitit.

Ky është momenti i shfaqjes së valles, të cilën e shijoi edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, anipse nuk u pa duke duartokitur si homologët e tij.

Në Tiranë po mbahet Samiti mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

-Advertisement-

Një ngjarje kaq e rëndësishme e cila po mbahet në kryeqytetin shqiptar, pas shkrepjes së fotografisë së përbashkët, udhëheqësit e vendeve pjesëmarrëse përcollën nga afër valle tradicionale shqiptare.

Në samitin e BE në Tiranë është nënshkruar marrëveshja e tarifave roamning mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian. Kjo marrëveshje parashikon tarifa më të ulëta për qytetarët e Ballkanit në vendet e unionit.

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel u shpreh para samitit se marrëveshja për tarifat roaming është një hap shumë i rëndësishëm.

“Sot do të nënshkruajmë një marrëveshje për tarfiat roaming, është një arritje konkrete. Ky është një hap shumë i rëndësishëm, një tjetër element është mbështetja që duam t’i japin Ballkanit Perëndimor në raport me krizën energjetike dhe vështirësitë energjetike që janë pasoja të luftës së Rusisë në Ukrainë. Është emocionuese që në këtë rajon të kemi një takim të këtij niveli. Ne jemi shumë të bindur që e ardhmja e Evropës dhe fëmijës tanë do të jetë më e begatë me Ballkanin Perëndimor, pjesë të Evropës”, u shpreh ai.

“Për ne kjo është e jashtëzakonshme, është diçka që edhe ai me imagjinatën më guximtare nuk do të kishte përfyturuar që do të ndodhte, dhe po ndodh”, tha Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama para mediave në Tiranë.

Rama u shpreh se Samiti i Tiranës është një sinjal se BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, po aq sa ka edhe Ballkani Perëndimor për BE-në.

“Është sinjal i fortë i vetëdijes së BE-së, se BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, po aq sa Ballkani Perëndimor për BE-në, dhe kjo është shumë shumë rëndësishme”, tha Rama para gazetarëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera