Lajme

Reagimi i presidentit serb ndaj deklarimeve të Kurtit për bashkimin kombëtar

Autori: Gazeta inFokus 15:36 | 22 November 2021

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili ka thënë se në të ardhmen do të votonte pro një referendumi të bashkimit me Shqipërinë vetëm nëse do të prezantohej në formë demokratike.

Lidhur me këtë kreu i shtetit serb ka pyetur “se çfarë do të ndodhte nëse ai do ta deklaronte këtë për bashkim me disa territore të tjera?

Vuçiq tha se këtë pyetje ia ka bërë edhe njërit prej ambasadorëve në Serbi, raporton “Novosti”.

“Pavarësisht nëse më varni në Washington apo Berlin, unë e di vetëm se nuk mund të jetoja një orë derisa të fillonte ndjekja. Për sa u përket shqiptarëve, kjo nuk është asgjë e re për ta. Sa për Viola von Cramon, nuk ka asgjë për të. Ajo nuk ka folur në Serbi, ajo flet për çdo çështje në mediat manjate. Por nuk i ka shkuar në mendje të kritikojë deklaratat e Albin Kurtit për Shqipërinë e Madhe. Kjo tregon se sa nuk kanë qëllime të mira ndaj Republikës së Serbisë ”, tha Vuçiq,

Të tjera