Fun & Video

Reagimi i një nëne kur e kupton se ishte nisur drejt shkollës, por që i kishte harruar fëmijët në shtëpi

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 28 February 2020

Një nënë ka ndarë reagimin e saj, kur ajo ishte nisur drejt shkollës – por që kishte harruar fëmijët e saj në shtëpi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gruaja e kuptoi gabimin e saj derisa ishte duke shkuar në shkollë dhe nxori celularin e saj për të filmuar ulëset mbrapa në veturën e saj.

Në mes të të qeshurave, ajo thotë: “Jam duke shkuar drejt shkollës, pa fëmijët e mi”.

-Advertisement-

“Më duhet të kthehem dhe t’i marrë ata”.

Pamjet thuhet se më vonë janë publikuar në mediat sociale ku janë parë me miliona herë.

Dhe për këdo që pyeste se çfarë ndodhi me fëmijët e saj, ajo filmoi reagimin e tyre ndërsa u kthye në shtëpi për t’i marrë ata.

Dy djemtë e saj kanë qëndruar jashtë shtëpisë duke e pritur atë, me njërin prej tyre duke e pyetur: “Ju shkuat deri atje?”

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera