Reagimi i kryetarit të FFK-së pas sulmit me tritol në shtëpinë e Armando Dukës

Autori: Gazeta inFokus
10:12 | 25 January 2022
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka reaguar pasi të hënë mbrëma është sulmuar me tritol shtëpia e kryetarit të FSHF-së, Armando Duka, shkruan Gazeta inFokus.
Ademi përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook është shprehur i tronditur me ngjarjen e ndodhur në shtëpinë e familjes Duka në Durrës.
I pari i shtëpisë së futbollit në Kosovës tutje ka thënë se ky akt kriminal e i shëmtuar përveç frikës e tronditjes në familjen Duka, është edhe një ngjarje e rëndë edhe për futbollin shqiptar dhe Shqipërinë si shtet në përgjithësi.
“I tronditur me lajmin që mbrëmë vonë është sulmuar me tritol shtëpia e presidentit të FSHF-së, Armand Duka në Durrës.
Akti i tillë kriminal e i shëmtuar përveç se ka shkaktuar frikë e tronditje në familjen Duka, pa dyshim është një ngjarje e rëndë edhe për futbollin shqiptar dhe Shqipërinë si shtet në përgjithësi, veçmas duke pasur parasysh faktin se z. Duka është edhe anëtar i KE të UEFA-s.
Fatmirësisht miku im Armand Duka dhe familja e tij janë mirë dhe kanë kaluar pa pasoja nga ky akt i njerëzve të ligë.
Familjes së tij i ofroj tërë mbështetjen time dhe të komunitetit të futbollit kosovar, me shpresë që kryerësit e këtij akti të vihen para drejtësisë dhe në të ardhmen të mos ballafaqohet me ngjarje të tilla”, ka shkruar Agim Ademi në Facebook.
Sulmi ndaj Armando Dukës ka ardhur në prag të zgjedhjeve në Federatën e Futbollit në Shqipëri, në të cilat Duka synon një mandat të gjashtë radhazi./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Tragjike: Gjendet pa shenja jete një 25-vjeçar në lagjen Emshir
Një person rreth moshës 25-vjeçare është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e sot...
-
Lija e Majmunëve/ Moderna nis testimin për vaksinën
Kompania Moderna ka nisur testimin për vaksina të mundshme kundër lisë së maj...
-
“SHBA-ja ua ka refuzuar hyrjen disa afganëve të strehuar në Kosovë”
Departamenti amerikan i Shtetit ka nisur të njoftojë disa prej afganëve, që p...
-
Tragjedi në SHBA: 14 nxënës dhe një mësues vriten në një shkollë fillore në Teksas
14 nxënës dhe një mësues u vranë pas të shtënave në një shkollë fillore në Te...
-
Zbulohet atentati që po përgatitej ndaj George W. Bush, FBI publikon detajet
Një burrë nga Iraku, i akuzuar për lidhje me ISIS, që jeton në Shtetet ne Bas...
-
Dyshime për tentim-vrasje të biznesmenit nga Suhareka, Policia jep detaje
Para pak minutash u raportua se një tentim vrasjeje ka ndodhur ndaj drejtorit...
-
Antidroga arreston një person, i gjen heroinë në veturë
Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e Sektorit qendrorë të antidrogës në ...
-
Një tërmet i fuqishëm godet Greqinë
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Greqinë kësaj mbrëmje. Tërmeti ka pasur n...
-
SHBA: Nënshkruhet rezoluta që mbështet aplikimet e Finlandës e Suedisë në NATO
Udhëheqësit e lartë demokratë dhe republikanë në Senat kanë nënshkruar një re...
-
Sali Rexhaj, që u përmend në postimin e Sami Kurteshit, i quan gënjeshtra pretendimet e zyrtarit te VV’së
Mërgimtari që jeton në Zvicër, Sali Rexhaj ka reaguar pasi që zyrtari VV-së S...
-
Ahmeti për Kurtin: Asnjë kryeministër nuk duhet të largohet nga vendi për më shumë se 4-5 ditë
Të paktën 14 civilë janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur në rajonet lindo...
-
Haradinaj viziton në spital ish-ushtarin e UÇK’së: Shumë luftëtarë po përballen me vështirësi shëndetësore
Haradinaj viziton në spital ish-ushtarin e UÇK’së: Shumë luftëtarë po përball...