Sport

Reagimi i kryetarit të Dritës pas eliminimit nga Liga e Evropës

Autori: Gazeta inFokus 23:00 | 24 September 2020

Kryetari i klubit të Dritës, Valon Murseli, ka reaguar pasi skuadra e tij është eliminuar nga Liga e Evropës, shkruan Gazeta inFokus.

Drita është eliminuar nga Legia Varshava, në raundin e tretë kualifikues të garës së dytë me prestigjioze për klube në Evropë.

Gjilanasit kanë pësuar disfatë nga polakët në udhëtim me rezultat prej 2-0.

-Advertisement-

Valon Murseli, kryetari i klubit nga Kosova më anë të një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook, ka thënë që ndjehet shumë krenar më paraqitjen e djemve të skuadrës së tij, duke premtuar që do të rikthehen më të fuqishëm.

Murseli poashtu ka falënderuar të gjithë për përkrahjen që i është dhënë Dritës.

Kujtojmë që ‘Bardhekaltërit’ janë klubi i parë kosovar që kanë arritur deri në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës.

Më poshtë keni postimin e kryetarit të Dritë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera