Lajme

Reagimi i KPK-së pas kërcënimit të prokurorit special

Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 14 April 2021

Këshilli Prokurorial i Kosovës dënon fuqishëm kërcënimin ndaj prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Naim Abazi.

“Kërcënimi ndaj prokurorit është i plotësisht i papranueshme dhe ka për qëllim pengimin në ushtrimin e funksionit të tij kushtetuese dhe ligjore.

Këshilli Prokurorial qëndron fuqishëm në përkrahje të prokurorit Naim Abazi dhe ofron mbështetje të plotë për punën e tij gjatë ushtrimit të funksionit në ndjekjen e kryeseve të veprave penale.

-Advertisement-

KPK-ja siguron opinionin publik se kërcënimet ndaj prokurorëve nuk do t’i zmbrapsin synimet dhe përpjekjet e vazhdueshme për fuqizimin e shtetit ligjor, ndërsa organet kompetente janë duke vepruar në trajtimin me prioritet të këtij rasti penal”, thuhet në reagimin e tyre

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera