Sport

Reagimi i Jurgen Kloppit pas eliminimit nga Fa Cupa

Autori: Gazeta inFokus 22:36 | 24 January 2021

Liverpooli është eliminuar nga Fa Cupa të dielën mbrëma, pasi ka pësuar humbje në udhëtim te Manchester Unitedi me rezultat 3-2, shkruan Gazeta inFokus.

Të dy golat për ‘The Reds’ i shënoi Mohamed Salah (18’ dhe 58’), kurse për ‘Djajtë e Kuq’ realizuan Mason Greenwood (26’), Marcus Rashford (48’) dhe Bruno Fernandez (78’).

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili ka thënë se nëse dëshiron fitore në ‘Old Trafford’ duhet të luash në nivelin tënd më të lartë.

-Advertisement-

“Patëm çaste të mira dhe pastaj disa gabime te golat. Nëse dëshiron të fitosh këtu, atëherë duhet të luash patjetër në nivelin e tënd më të lartë dhe ne nuk ishim”, tha fillimisht Klopp.

Tutje tekniku gjerman shtoi se mund të mësojnë nga kjo ndeshje, e cila ishte majtë e vështirë.

“Mund të mësojmë nga kjo ndeshje, sepse në përpiqemi të mësojmë nga çdo ndeshje. Ishte një ndeshje e vështirë. Ne deshëm të fitonim patjetër, por sonte nuk mjaftoi”, deklaroi Jurgen Klopp./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera