Sport

Reagimi i Driton Kukës pas fitores së Distria Krasniqit

Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 24 July 2021

Distria Krasniqi ka siguruar medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, e pas fitores së saj ka reaguar trajneri Driton Kuka.

Kuka ka postuar një fotografi nga Lojërat Olimpike në mbishkrimin e së cilës ka shkruar:

Disi krenaria Kombit!

-Advertisement-

Xhudo për popullin Shqiptar kudo anembanë Botës!”.

Në finalen e madhe, Distria e mposhti japonezen, Funa Tonaki.

Kjo është medalja e dytë Olimpike për Kosovën, pas Majlinda Kelmendit që fitoi të Artën në Rio 2016.

Pas Fitores Distria ka falënderuar të gjithë për përkrahjen.

“Po ndihem shumë mirë, jam shumë e lumtur. Është medalje për vendin, për familjen, për gjithë ata që më kanë mbështetur. Ka qenë një luftë shumë e vështirë kundër japonezes, sepse Japonia e ka xhudon më të mirë në botë. “Është fillimi, jam ende e re, pretendoi të marrë pjesë edhe në tri Olimpiada, do të vazhdoj të punoj”, është shprehur ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera