Lajme

Reagimi i Driton Kukës pasi Nora Gjakova fitoi medaljen e artë

Autori: Gazeta inFokus 12:54 | 26 July 2021

Nora Gjakova ka arritur ta fitoj medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” që po mbahen në Japoni, shkruan Gazeta inFokus.

Pas këtij suksesi të jashtëzakonshem ka reaguar trajneri i xhudistes nga Peja, Driton Kuka.

Kuka ka publikuar një fotografi në facebook me xhudistët kosovar duke shkruar: “Me Kampionen Nr 3 Olimpike për popullin Shqiptar! Kosova mbi të gjitha”.

Kjo ishte medalja e dytë e Kosovës në “Tokyo 2020”, kurse e treta në histori të vendit tonë në sportin e xhudos./Gazeta inFokus/

Të tjera