Lajme

Reagimi i Donald Trump pasi u sulmua nga Irani

Autori: Gazeta inFokus 09:01 | 08 January 2020

Raketa nga Irani u nisën për në Irak.

Cak nuk ishte ushtria irakiane, por ajo amerikane, e vendosur në dy baza ushtarake në këtë shtet, shkruan gazeta inFokus.

Për viktima e dëme ende nuk dihet, mirëpo i menjëhershëm ishte edhe reagimi i të parit të ShBA-ve, Donald Trump.

-Advertisement-

“Gjithçka është mirë! Raketat e lëshuara nga Irani në dy baza ushtarake të vendosura në Irak. Vlerësimi i viktimave dhe dëmeve po bëhen tani. Deri më tani është mirë! Ne kemi ushtrinë më të fuqishme dhe të pajisur mirë kudo në botë! Do të bëj një deklaratë nesër në mëngjes”, ka shkruar Trump.

I njëjti, ditë më parë pati kërcënuar se në rast të ndonjë sulmi të tillë kanë në cak 52 vende në Iran, që simbolizojnë 52 pengje të marra nga Irani viteve të kaluara./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera