Lajme

Reagimi i Dardan Molliqajt për fushatën e VV-së në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 20:42 | 12 April 2021

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar lidhur me fushatën e zyrtarëve qeveritarë në Shqipëri.

Ai ka thënë se në kohën kur u rrëzua Qeveria Kurti 1, arsyetimi ishte që u bë në mes të pandemisë.

Postimi i plotë i Molliqajt:

-Advertisement-

Boikeni nuk është Shqipëria, është veç projektimi i një egoje që sa me shumë ikën prej qëllimeve politike aq më megalomane bëhet. Për këtë, ne rrimë mbyllur dhe vdesim.

Reklamë

E dimë të gjithë se në mes të dramës që solli Kurtin në 50% të mbështetjes qëndron pandemia. “Komplotit” të shekullit që ishte bërë kundër Kurtit i vinte pikun shprehja aq e përsëritur: “e gjithë kjo në mes të pandemisë, kur njerëzit po vdesin, këta e rrëzojnë qeverinë”.

Njerëzit po vdesin sot edhe për shkak të fushatës zgjedhore, ku vetë Kurti është ndër meritorët më të mëdhenj për tubimet. Sikur mos të mjaftonte kjo, ai shpalli masa rigoroze të mbylljes që tregojnë dembeli dhe mungesë analize të situatës. Ka javë që numri i të vdekurve me virus është mbi 10 për ditë.

Tash që Kosovën e ka mbyllur, burri i botës i paska mbledhur aparatçikët në një ekspeditë që po të mos ishte tragjike, dukej donkishoteske. Ka mësyrë Shqipërinë, dhe jo pak e mahi, me ekspeditë. Dhe ne nuk i themi pse merret me Shqipërinë. Por, a është vërtetë fjala për Shqipërinë?! Të pyesim pak: për çfarë po luhet atje? Po ndodh referendumi e po bashkohemi?! Po garon VV dhe i duhet edhe pak për fitore? Sikur kjo punë të ishte vërtetë jetë a vdekje ia falnim. Flasim për një garë ku të tijtë në rastin më të mirë e marrin 1 mandat. Në fakt, gjasat për 1 mandat janë më afër zeros, ja kaq vlen lëkura e njeriut. Për këto gjasa ne rrijmë mbyllur e refuzojmë vaksina, në pengjet e Boikenit.

Nuk është për Shqipërinë, është për megalomaninë politike që arsyeton gjithçka në emër të një roli demek historik. Sepse, dogma thotë, ligjet e historisë në këtë moment kërkojnë ta sakrifikojmë pak Kosovën për qëllimin e madh? Këtij qëllimi veç ne ia dijmë temporalitetin, mënyrat dhe rrugët e zbatimit. Por, cili është qëllimi? A nuk ia shpalli fundin bashkimit tamam në Lezhë kur na e tregoi Ahtisaarin dhe Kushtetutën?! Ç’është ky absurditet tragjik që duhet ta durojmë?!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera