Lajme

Reagimi i ashpër i Milaim Zekës rreth shtatoreve të Skënderbeut e Adem Jasharit në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 19:55 | 30 November 2020

Ish-deputeti Milaim Zeka ka reaguar pas zbulimit të shtatoreve të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe Adem Jasharit në Prizren. Skulpturat në nderë të heronjve u zbuluan më 28 nëntor në Ditën e Flamurit dhe datëlindjen e komandantit legjendar.

Por ishte realizimi i dobët i punimeve që ngjalli kritika të shumta.

Është edhe gazetari Milaim Zeka i cili nëpërmjet një shkrimi në Facebook e ka quajtur ‘çoroditës’ shtetin e Kosovës.

-Advertisement-

“S’na mbetete tjeter perpos te shkulim floket, dhe te mendojme qe keto tri skulpetura perbejne nje sinonim te nje shteti te çoroditur, qe eshte drejtuar nga njereze analfabet, qe nuk marrin vesh as nga lakerat e kastravecat turshi, e lere me nga nje skulpture e cila trishton çdo njeri normal…!!!”, shkruan Zeka.

Shkrimi i plotë i Zekës në Facebook:

Tri figura historike – sinonim i nje shteti çorodites

Se ne Kosove çdo gje eshte kthyer ne hajni dhe biznes, nuk ka nevoje per me u lodhe e me ilustru me 1 milion shembuj. Miliona euro per filtera te tymit neper termocentrale e fabrika, po te pavendosur ndonjehere. Njesoje me lumenje, pyje, fabrika te ujit, privatizim, po çka jo?!!!

Erdhi shtatoreja e pare e Bill Clintonit, turpi i Zotit per ata qe e porositen, dhe per ate qe e shemtoi kete figure historike, duke te bere qe ta ktheshe koken krejte ne anen tjeter, qe te mos shohin syte nje shemti te gdhendur nga dikush i pagdhendur ne koke.

Tani erdhi edhe figura e dy heronjeve kombetar: Skenderbeut dhe Adem Jasharit. Mbetem pa fjale. S’na mbetete tjeter perpos te shkulim floket, dhe te mendojme qe keto tri skulpetura perbejne nje sinonim te nje shteti te çoroditur, qe eshte drejtuar nga njereze analfabet, qe nuk marrin vesh as nga lakerat e kastravecat turshi, e lere me nga nje skulpture e cila trishton çdo njeri normal…!!!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera