Reagimi i AAK-së për pagat: Po shtypen ata që mendojnë ndryshe

Autori: Gazeta inFokus
20:45 | 03 October 2022
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka quajtur “skandaloz” vendimin e qeverisë për t’i mos ekzekutuar pagat për mësimdhënësit.
“Vendimi i qeverisë për të penalizuar mësimdhënësit grevistë është të paktën skandaloz. Duke shkelur të gjitha ligjet në fuqi, qeveria e mashtrimit, gënjeshtrës, injorancës dhe arrogancës, përpos sjelljeve të panatyrshme për një qeveri gjatë grevës, ajo ka vazhduar me ndëshkimin e atyre që nuk mendojnë si ajo”, thuhet në komunikatë.
Ky subjekt politik thotë se “shtypja e atyre që mendojnë ndryshe, është cilësi e regjimeve autokratike e diktatoriale”.
“Kjo ndodh në Kosovë, pasi që i tërë pushteti ndodhet në dorën e një njeriu”.
AAK ka akuzuar qeverinë se po “kërkon armiq të brendshëm”.
“Qeveria e cila nuk ka realizuar as 5% të planit të punës e as 3% të investimeve kapitale, po kërkon armiq të brendshëm, te sindikata e opozita, te mësimdhënësit, personeli shëndetësor, administrata publike, Policia e zjarrfikësit.”
Në komunikatë thuhet se mësimdhënësit grevistë e kanë përkrahjen dhe zotimin e AAK-së që nuk do të ndalen së kundërshtuari këtë vendim.
“Mësimdhënësit grevistë, e kanë përkrahjen tonë dhe zotimin tonë që nuk do të ndalemi së kundërshtuari këtë vendim jonjerëzor, e nëse në këtë mandat nuk do të kemi mundësi e numra që të ndryshojmë diçka për të mirën e tyre, atëherë qeverisja e ardhshme e Aleancës, do të kompensojë secilin, ashtu siç kemi kompensuar gjatë mandatit tonë edhe mësuesit e viteve ’90të.”

Të tjera
-
Sulmet iraniane ndaj bazave amerikane, Trump në Dhomën e Situatave
Kryetari i Shefave të Shtabit të Pëhrbaskët, Gjenerali Dan Caine, dhe Sekreta...
-
6 raketa balistike iraniane drejt bazës amerikane në Qatar, rrëzohen të gjitha
Kundërajroret kanë rrëzuar 6 predhat sipas raporteve të para, për shpërthimet...
-
Shpërthime të forta tronditën kryeqytetin e Katarit, Dohën, thotë një banor
Një banor i Dohas dhe baba i dy fëmijëve i tha CNN-it se shpërthime të fuqish...
-
Katar reagon fuqishëm: Dënojmë ashpër sulmin iranian, shkelje flagrante e sovranitetit
Qeveria e Katarit ka reaguar duke shprehur “dënimin e saj të ashpër” ndaj sul...
-
Trump paralajmëron Rusinë: SHBA do përdorë armët më vdekjeprurëse nëse furnizoni Iranin me koka bërthamore!
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se SHBA-ja do të përdorë “a...
-
SHBA: Po monitorojmë kërcënimet ndaj bazës ajrore amerikane në Katar
Një zyrtar i lartë amerikan ka deklaruar për BBC-në se Shtëpia e Bardhë dhe D...
-
Muharremi: Gati 1 miliardë euro për import të energjisë gjatë mandatit të Kurtit
Analisti Shenoll Muharremi ka ngritur shqetësimin për nivelin e lartë të impo...
-
Alternativa ndahet nga VV në zgjedhjet e 12 tetorit, Kusari -Lila: Garojmë vetëm, s’marrë pjesë personalisht
Kryetarja e partisë “Alternativa”, Mimoza Kusari-Lila sot në emisionin “DPT t...
-
Këto janë çmimet e naftës në Kosovë
Në kohën kur çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare po pësojnë rritje si pa...
-
Miku i Kosovës, Knut Abraham zgjidhet Nënkryetar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës
Një lajm i jashtëzakonshëm nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ...
-
Shpërthime në Katar, dyshohet se Irani ka goditur një bazë amerikane
Mediat ndërkombëtare raportojnë se shpërthime po dëgjohen mbi Doha. Kjo vj...
-
Shërbimi rus i inteligjencës pretendon se Serbia po eksporton tërthorazi armë në Ukrainë
Municioni i prodhuar në fabrikat e mbrojtjes në Serbi, kryesisht për sisteme ...