Lajme

Reagimi epik i mbretit të Spanjës kur parashutisti kacavirret në shtyllë ndriçimi

Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 16 October 2021

Në internet është publikuar një video e një ceremonie zyrtare në Spanjë, ku jo gjithçka shkoi mirë.

Mbreti i Spanjës, Felipe VI, rrin gatitu me përshëndetje ushtarake për ta nderuar flamurin spanjoll, që po valëvitej në qiell nga një parashutist, shkruan Gazeta Express.

Sidoqoftë, mbreti shihet shumë i zhgënjyer, kur parashutisti, gjatë uljes, papritmas përplaset për një shtylle për ndriçim dhe kacavirret në të.

-Advertisement-

Kur e sheh këtë, mbreti vazhdon ta mbajë dorën afër kokës e të qëndrojë gatitu si më herët, por tund kokën disa herë në shenjë zhgënjimi.

Videoja e publikuar në Tëitter është bërë shumë e popullarizuar dhe deri më tani është pëlqyer 68 mijë herë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera