Lajme

Reagimi banal i anëtarit të PSD-së për Vetëvendosjen

Autori: Gazeta inFokus 16:20 | 23 December 2019

LDK këtë 23 dhjetor ka festuar 30 vjetorin e themelimit të partisë.

E për këtë ditë urim i bëri edhe Vetëvendosje përmes profilit të saj zyrtar në Facebook, shkruan gazeta inFokus.

E në urimin drejtuar LDK-së, Vetëvendosje flet për kohën e vështirë ku gjindej Kosova e që pastaj “LDK lindi si lëvizje politike, shoqërore e intelektuale me në krye Dr. Ibrahim Rugovën”.

-Advertisement-

Për këtë status ku Vetëvendosje i uron LDK-së ditën e themelimit ka reaguar ish-anëtari i Vetëvendosjes tash i PSD-së Nol Nushi.

E në reagimin e tij me gjuhë banale, Nushi, ka thënë që “hipokrizia e paftyrësia brina nuk ka!”.

“Gojorja ka tashme ka nje tjeter emer, tash quhet “status urimi i LVV per pervjetorin e themelimit te LDK”, ka shkruar Nushi.

Kujtojmë se ka disa muaj ku Vetëvendosje e LDK po tentojnë që të hyjnë në koalicion e të qeverisin me vendin./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera