Lajme

Reagimet për protestën: Policët po turpërohen, po poshtërohen

Autori: Gazeta inFokus 21:17 | 01 November 2023

Protesta e njësisë speciale, të mërkurën, nxiti jo pak reagime. Pikë kyçe e qortimeve ishte qeveria në krye me Albin Kurtin, që sipas deputrtëve jo-shumicë s’po bënë gjë për këtë kategori.

I menjëhershëm ishte deklarimi i kryeopozitarit Memli Krasniqi që tha se ky organizim shpërfaqi të vërtetën e turpshme të kësaj qeverie siç e quajti ai të paaftë, që injoroi e nënçmoj këta pjesëtar të Policisë së Kosovës. Tutje kryetari i PDK-së tha se qeveria nuk bëri asgjë përveç fjalëve boshe për këtë kategori.

Trishtuese e dëshpëruese këtë protestë e pa edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ky i fundit tha se qeveria nuk po i dëgjon kërkesat e tyre ndaj njësia më elitare e shtetit u detyruan të protestojnë në këtë formë.

-Advertisement-

Ndërkohë, fjalë pak ishte Ramush Haradinaj i AAK-së. Ai në facebook iu drejtua kryeministrit Albin Kurtit me pyetjen “Kryeministër, çka po pret?”, duke shtuar se policia ka të drejtë dhe se të njëjtit duhet të respektohen.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera