Lajme

Reagimet për parakalimin e FSK-së në Mitrovicë, Kurti: Mos shpërndani dezinformata, e rrezikshme dhe e papranueshme

Autori: Gazeta inFokus 21:54 | 23 June 2023

Albin Kurti ka thënë se marshimi i Forcave të Armatosura të Kosovës në Mitrovicën e jugut sot, ishte vetëm stërvitje rutinore, e planifikuar në bazë vjetore, për të cilën është informuar edhe KFOR-i.

Interpretimet se kjo ecje e FSK-së në Mitrovicë ishte një lëvizje drejt tensionimit të situatës, Kurti i ka quajtur dezinformata. Ai ka thënë se këto interpretime janë dezinforma të rrezikshme dhe të papranueshme.

“Stërvitjet e sotshme të Regjimentit të Tretë të FSK-së në Mitrovicën e Jugut janë një rutinë e planifikuar në bazë vjetore, për të cilën është i informuar plotësisht KFOR-i. Është përbërë prej 215 ushtarëve që kanë ecur nga Kazerma “Minatori” në Frashër dhe prapa. Dezinformatat janë të rrezikshme dhe të papranueshme”, ka shkruar Kurti.

-Advertisement-

Po ashtu, Kurti ka folur edhe për serbin e arrestuar sot në Mitrovicën veriore, i njohur me nofkën “Rusi”, nën dyshimet për sulme ndaj forcave të KFOR-it.

Ai e ka arsyetuar arrestimin dhe ka thënë se nuk është i përfshirë në këtë arrestim.

“Si kryeminsitër i një shteti demokratik, kam zero përfshirje në hetimet e krimeve dhe arrestimeve”, ka shkruar Kurti tutje.

Duke iu referuar situatës, Kurti ka bërë thirrje që të verifikohen lajmet para reagimeve.

“Shpërndarja e panikut dhe e pretendimeve të rreme vetëm sa ndez tensionet dhe ndihmon të tjerët që e kërkojnë eskalimin. Një thirrje për të gjithë: Ju lutem konfirmoni burimet tuaja dhe prisni për informacione zyrtare nga institucionet e Kosovës përpara se të përfshiheni publikisht në shpërndarjen e lajmeve apo parashikimit të ngjareve”, ka shkruar Kurti.

Para reagimit të Kurtit, një reagim i ;furishëm; erdhi nga përfaqësuesi i politikave të jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili kritikoi Kosovën për marshimin e FSK-së në Mitrovicë të jugut.

Borrell, përmes një fjalori dramatizues, tha se është shumë i alarmuar për atë që po ndodh në veri, duke i konsideruar arrestimet e fundit në shpërfillje të procedurave gjyqësore.

““Shumë i alarmuar për situatën në veri të Kosovës: me arrestimet jashtëgjyqësore të serbëve & dhe marshimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën jugore; përcjellë nga një retorikë e ashpër nga Serbia”, ka shkruar Borrell.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera