Sport

Reagimet nga Zvicra dhe Anglia për lojën e Shaqirit

Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 19 November 2018

Xherdan Shaqiri ka dhënë një shfaqje të shkëlqyeshme në fitoren 5:2 të Zvicrës ndaj Belgjikës duke asistuar në dy gola të zviceranëve dhe duke qenë i përfshirë edhe në një shënim tjetër me veprimin më atraktiv të ndeshjes.

Pas kësaj ndeshjeje kanë qenë të menjëhershme kanë qenë edhe reagimet e medieve, por edhe tifozëve.

Gazeta Blick e Zvicrës, në raportin e ndeshjes lavdëron Shaqirin për asistim me kokë për Seferovicin pas një krosi të ëndrrave të Rodriguezit, kurse për veprimin e tij që mundësoi golin e pestë thuhet që “e zgjoi publikun”.

-Advertisement-

Tages Anzeiger i vlerëson Xhakën dhe Shaqirin si “liderë të ekipit” dhe shkruan se ata të dy “e ngritën lojën e ekipit për një nivel më lartë”. Po ashtu në videot e shkëputura nga kjo ndeshje Tages Anzeiger i kushton vëmendje asistimit të Shaqirit me kokë, si “një nga dy asistimet e Shaqirit në ndeshje”.

Ndërkohë, gazeta londineze Mirror, në portalin e saj, i ka kushtuar një shkrim të veçantë reagimeve të tifozëve të Shaqirit në twitter. Shumë prje tyre i bëjnë thirrje trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Kolpp, që ti japë më shumë hapësirë dhe ta inkuadrojë më shpesh si startues futbollistin me prejardhje nga Kosova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera