Lajme

Reagimet ndërkombëtare për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi

Autori: Gazeta inFokus 18:49 | 20 October 2018

Aleatët e Arabisë Saudite në Lindjen e Mesme janë rreshtuar pas mbretërisë, pasi mori përgjegjësinë për vdekjen e gazetarit dhe kritikut saudit, Jamal Khashoggi në konsullatën e tyre në Stamboll.
Të shtunën, media shtetërore saudite raportoi se Mbreti Salman kishte urdhëruar formimin e një komiteti ministror të kryesuar nga princi i kurorës Mohammed Bin Salman, për të ristrukturuar shërbimet e inteligjencës së mbretërisë.

Egjipti vlerësoi veprimin “vendimtar” të mbretit Salman duke thënë se hetimet e vazhdueshme të vdekjes së Khashoggit do të zbulonin të vërtetën.

“Egjipti sheh se vendimet dhe veprimet e guximshme të ndërmarra nga Mbreti Saudit lidhur me këtë çështje përputhën me qasjen e madhështisë së tij që respekton parimet e ligjit dhe zbatimin e drejtësisë efektive”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme egjiptiane.

-Advertisement-

Emiratet e Bashkuara Arabe gjithashtu shprehën mbështetje për Mbretin Salman dhe përgëzoi

“direktivat dhe vendimet e tij për çështjen Khashoggi”, raportoi agjencia e lajmeve ËAM e shtetit UAE.

Ndërsa, shteti i Bahranit, tha në një deklaratë zyrtare se Arabia Saudite “do të mbetet një shtet i drejtësisë, vlerave dhe principeve”, njoftoi rrjeti televiziv, Al Arabiya, e që është në pronësi të Arabisë Saudite.
Jemeni gjithashtu “vlerësoi vendimet” e bëra nga mbreti saudit, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve.
Mbretëria e Bashkuar
Zyra e Jashtme e Britanisë tha se janë duke shqyrtuar “hapat e tyre të ardhshëm”, pasi Arabia Saudite pranoi vrasjen e Khashoggit dhe përsëriti se përgjegjësit duhet të kihen parasysh.

“Ne i dërgojmë ngushëllimet tona familjes së Jamal Khashoggit pas këtij konfirmimi të vdekjes së tij. Ne jemi duke marrë parasysh raportin saudit dhe hapat tanë të ardhshëm”, thuhet në deklaratë.

“Siç ka thënë sekretari i jashtëm, ky ishte një akt i tmerrshëm dhe ata që janë përgjegjës duhet të japin llogari”, thuhet në deklaratë.

Partia kryesore e opozitës e Mbretërisë së Bashkuar e Punës ka bërë thirrje Partisë Konservatore qeveritare të pezullojë shitjen e armëve në mbretëri.

Kombet e Bashkuara

Antonio Guterres, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, është “thellësisht i trazuar” nga konfirmimi i Riadit për vdekjen e Khashoggi, sipas një zëdhënësi.

Shefi i OKB-së, kërkoi një hetim “të shpejtë, të plotë dhe transparent” për rrethanat e vrasjes dhe kërkoi përgjegjësi të plotë për ata që ishin të përfshirë.

“Sekretari i përgjithshëm është thellësisht i shqetësuar nga konfirmimi i vdekjes së Jamal Khashoggi dhe i shpreh ngushëllimet e tij familjes dhe miqve të zotit Khashoggi”, tha zyra e Guterres në një deklaratë.

Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se shpjegimi i Arabisë Saudite për mënyrën se si u vra Khashoggi ishte e besueshme, duke shtuar se ajo që ndodhi në konsullatë është “e papranueshme”.

Duke folur për gazetarët në bazën ajrore të Lukës në Arizona, ai tha se vdekja e Khashoggi ishte një “ngjarje e tmerrshme” që nuk ka shkuar “pa u vënë re”, por vuri në dukje se lajmi për rrethanat e vdekjes së gazetarit ishte një “hap i mirë i parë”.
“Arabia Saudite ka qenë një aleat i madh, por ajo që ndodhi është e papranueshme,” tha Trump.

Ai gjithashtu tha se ai preferon çdo sanksion kundër Rijadit por që të mos përfshijë anulimin e marrëveshjeve të mbrojtjes me shumë miliardë dollarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera