Reagimet e fundit të ShBA-së e BE-së nuk e ndalën dot vendimin për “qortim”

Autori: Gazeta inFokus
12:19 | 01 November 2022
Pavarësisht reagimeve të fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, vendimi për masën e qortimit ndaj drejtuesve të automjeteve me targa ilegale hyri në fuqi mesnatën e 1 nëntorit.
Javën e kaluar emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, bëri të ditur se kërkesa për shtyrjen e afatit për 10 muaj për konvertimin e targave ilegale serbe në RKS kishte ardhur personalisht nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Mirëpo po atë javë, Qeveria e Kosovës nuk e shtyu vendimin, veçse i shkallëzoi masat.
Ndërkaq, të hënën, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, deklaroi se mesazhi i administratës së Bidenit për vendimin e kryeministrit Kurti për targat është i qartë.
“Përpjekjet tona janë në vazhdimësi. Ju e dini që ne lëshuam një deklaratë javën e kaluar për të bërë shumë të qartë besimin tonë dhe besimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë se Qeveria e Kosovës duhet të zgjasë periudhën e zbatimit”, thuhet të ketë deklaruar Price.
”Ne kemi qenë të qartë publikisht dhe privatisht se komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kërkon një shtyrje të plotë të zbatimit të këtyre çështjeve. Ne nuk shohim një shtyrje të pjesshme. Ne nuk shohim zbatimin me faza. Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës një shtyrje të plotë të zbatimit”, ka thënë ai.
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se Kosova, përkatësisht Albin Kurti, po i injoron lutjet e Amerikës për marrëveshjen e targave.
“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po i injoron lutjet e administratës Biden”, ka shkruar Grennell në Tëitter.
Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, mbrëmë tha se tejkalimi i punës së targave nuk do të kontribuojë në zgjidhjen e çështjeve kyçe ndërmjet Prishtinës edhe Beogradit.
Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Nabila Masrali, tha sot se BE-ja do të vazhdojë të punojë me Beogradin dhe Prishtinën për të gjetur një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave dhe u bëri thirrje të dyja t’i shmangur tensionet e reja.
Në konferencën për media në Bruksel, ajo ritheksoi se Prishtina ka të drejtë të zbatojë vendimin për ndërrimin gradual të targave ilegale, por se procesi duhet të zhvillohet në mënyrë të dakorduar, gjithëpërfshirëse dhe përmes dialogut.
Nga data 31 marsi deri me datë 21 prill 2023, do të mundësohet regjistrimi i mjeteve me “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo“ĐA” në targa RKS, por të njëjtat nuk do të mund të shfrytëzojnë lehtësirat e ofruara deri me këtë datë.
Pas datës 21 prill 2023, nuk do të lejohet hyrja apo qarkullimi i mjeteve motorike që posedojnë targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Të tjera
-
Befason Përparim Rama: Do ta mundja edhe Albin Kurtin për kryetar të Prishtinës
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka bërë një kërkesë ndaj kryeministri...
-
Alarm për bom*bë në Durrës
Policia e Shqipërisë është njoftuar nga kalimtarë të rastit për eksploziv në...
-
Policia në ndjekje të sul*muesit të gjinekologut në Prishtinë – i dyshuari mund të jetë ende i përgjakur
Policia është vënë në kërkim intensiv të personit që sulmoi sonte gjinekologu...
-
Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë
Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha deklaroi se nuk e ka men...
-
Sorensen në Gjermani, takime me njerëzit e kancelarit Merz për ta çuar përpara normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka zh...
-
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin “Yale” në SHBA
Edona dhe Anisa Murseli, dy motrat nga Gjilani kanë diplomuar në njërin nga i...
-
Kurti: Limaj këmbënguli te kryeparlamentari, për këtë s’bëmë marrëveshje
Kryeministri i dorëhequr, Albin Kurti, ka bërë të ditur se arsyeja kryesore p...
-
“Ishte i tëri me gja*k, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulm*ohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë
Një skenë tronditëse është parë sonte në lagjen Ulpiana të Prishtinës, ku gji...
-
Mesatarisht 79 në ditë, shtohet dukshëm numri i sul*meve me thi*kë në Gjermani
Gazeta gjermane Bild bën të ditur se vitin e kaluar u regjistruan mesatarisht...
-
Osmani nis nesër vizitën shtetërore në Zvicër, do të pritet me nderime të larta në Bern
Presidentja Vjosa Osmani do të nis nesër vizitën shtetërore në Zvicër, me fte...
-
Kurti “shumë i interesuar” për koalicion me Komandant Çelikun: I japim Ministri, Kryeparlamentari s’u takonte me tre deputetë
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka konfirmuar sonte se ka pasu...
-
Albin Kurti flet për koalicionin “ideal”: Me LDK’në bëhemi 77 deputetë, nëse na bashkohet NISMA 80…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur sërish dëshirën për koalicio...