Lajme

Reagime të shumta për vdekjen e regjisores Arzana Kraja

Autori: Gazeta inFokus 12:07 | 13 November 2019

Sot, është gjetur një trup i pajetë në lagjen Kalabria të Prishtinës.

Këtë lajm, për gazetën inFokus, e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Me datën 13.11.2019 rreth orës 09:08 policia ka pranuar një  informatë, për një trup të pa jetë në lagjen Kalabria  Prishtinë. Njësië policore kanë dal menjëherë në  vendin e ngjarjes, përfshië edhe ekipin mjekësor të emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femërore. Policia po e trajton rastin si ‘vdekje e dyshimtë’, ka thënë Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Mirëpo, burimet e gazetës inFokus, bëjnë me dije, se trupi i gjetur është i regjisores Arzana Kraja, vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve, Mehmet Krajës.

E për këtë lajm të dhimbshëm, kanë filluar menjëherë reagimet nga qytetarët e miqtë e saj.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fisnik Ismaili, në një status në Facebook, është shprehur shumë i mërzitur për këtë rast.

“Shkrum. Zemra shkrum…”, shkroi shkurt Fisnik Ismaili.

Ndërsa, kandidatja për deputete nga PDK, Eliza Hoxha, u ka shprehur ngishëllime, familjes, kolegëve e miqve, shkruan gazeta inFokus.

“Ah bre Arzanë kaq heret? Ma këpute shpirtin ☹️ Ngushëllime familjes, kolegëve e miqëve”, ka shkruar Hoxha.

Për vdekjen e regjisorës së njohur, ka reaguar edhe Qendra Kinematografike e Kosovës.

“Jemi të shokuar nga lajmi për vdekjen e regjisores Arzana Kraja! Angazhimi i saj në fushën e kinematografisë ishte i jashtzakonshëm. Ngushëllime familjes, miqëve dhe gjithë bashkëpunëtorëve!”, është shkruar në profiling në Facebook të kësaj qendre./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera