Rozë

Reagime të shumta pasi Leonora hyri me këpucë brenda një shtëpie të familjes së varfër

Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 16 January 2021

Këngëtarja Leonora Jakupi dje ka shkuar në një shtëpi të një familjeje bashkë me Bekim Jasharin dhe Halil Kastratin. Ajo që ka nxitur reagime të mëdha është dukja superluksoze e këngëtares, e cila ka hyrë e mbathur me këpucë brenda në shtëpi.

Këngëtarja ishte aty së bashku me kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin dhe humanistin Halil Kastrati për t’i kumtuar familjes se ka filluar ndërtimi i shtëpisë së tyre të rë.

Posted by Flutura Kusari on Saturday, January 16, 2021

-Advertisement-

Por, vizita e saj me rroba të shtrenjta e me këpucë brenda në shtëpi nuk u prit mirë nga qytetarët e Kosovës, pasi në rrjetet sociale po vazhdon të qarkullojë një fotografi, ku shihet këngëtarja e ulur në divan e me këpucë.

Përveç Kusarit kanë reaguar edhe shumë qytetarë të tjerë, disa prej tyre madje thanë se përtej ndihmës që mundet të ofrojë dkush, dëmi moral e shëndetësor që mund të shkaktohet është i paimagjinueshëm.

“Demi moral-se pari kur ne forme ‘kauboje’ hyn me qizme ne shtepi te personave ne nevoje, e ne emer te ndihmes qe u ofron i shkel ne dinjitet ata qe presin nga ty. Cka ke dasht me tregu ktu, qe ti nuk shkel me kembe ne ate tepih???

Demi shendetesor- qe mund t’i shkaktohet femiut ne foto, i cili shihet se ende nuk ec dhe shume lehte neper kete tepih mund te beje levizje kembadorazi e te marre ndonje semundje nga qizma jote e cila ndonese mund te jete luksoze, ka shkelur gjithandej neper balte.

Aman mos i shkel ne dinjtet, se dikush edhe pse mund te jete i varfer, eshte shume me i pasur ne shpirt, shume me i paster se qizmet tua qe shkelin aty”, thuhet në një reagim ku ka shpërndarë Kusari.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera