Lajme

Reagime të shumta: Abelard Tahiri flet për herë të parë për gabimet drejtshkrimore që i bëri

Autori: Gazeta inFokus 21:19 | 05 May 2021

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka folur lidhur me gabimet drejtshkrimore që kishte bërë gjatë plotësimit të një formulari për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Tahiri kishte gabuar në katër fjalë duke vendosur shkronjën “ë”, në vende ku nuk ishte e nevojshme, shkruan Gazeta inFokus.

Shefi i GP të PDK-së, shkroi “Skenderajë”, “Shqiptarë”, “Anglishtë” dhe “Deputetë”.

-Advertisement-

E për këto gabimë ai ka thënë se është habitur kur u bë pjesë e lajmeve, mirëpo sipas tij kjo i ka ndodhur edhe më parë.

“Isha duke u kthyer nga një udhëtim dhe pash lajmin, nëse nuk gaboj në Kallxo, më bëri përshtypje se fjala “deputet” ishte e shkruar gabim, e aty e pashë edhe veten time”.

“Pra, nuk është hera e parë që ndodhin gabime të tilla, por ndoshta nga pakujdesia, nga vëmendja dhe realisht më ndodh që sa herë të marrë detyra të reja e bëj një lapsus. Edhe në kohën kur e kam marrë postin e ministrit, e lash një shkrim për ta postuar dhe aty pata shkruar “do ta mbështes krimin dhe korrupsionin” sepse kisha harruar ta shtoj fjalën “luftën kundër…”, ka thënë Tahiri.

“Me të thanë të drejtën jam çuditur shumë, me vetveten, se si e kam bë pa vetëdije, nuk jam i vetëdijshëm, nuk e di si më ka ik? Sot nuk pata kohë, por desha ta kërkoj formularin origjinal… Sepse isha tepër i habitur me vetën time. Nuk po them që ka ndërhyrje megjithatë do të kërkoj me pa”, tha ai në T7./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera