Lajme

Reagime nga Shqipëria, Unioni i Gazetarëve kërkon që kriminelët që rrahën Arbanan të dalin para drejtësisë

Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 13 May 2017

Edhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar ndaj sulmit që i ka ndodhur mbrëmë Arbana Xharres. Kanë kërkuar të dalin para drejtësisë kriminelët që sulmuan Xharrën.

Reagimi i plote:

Tirane me 13.05.2017

-Advertisement-

Unioni i Gazetareve Shqiptare shpreh indinjaten e thelle ndaj aktit kriminal te dhunes se ushtruar nga forca okulte qe kane depertuar ne shoqerine e sotme ne Kosove, te cilat perfaqesojne hije te zeza kercenuese ndaj lirise se fjales, lirise se mendimit dhe lirive te tjera themelore te njeriut ne kete pjese te hapesires shqiptare.

UGSH denoncon kete akt, proteston ndaj krimineleve hije dhe qellimeve te zymta te tyre dhe kerkon nga autoritetet e Republikes se Kosoves qe ne emer te ligjit dhe te lirise themelore, te reagojne fuqishem per zbulimin dhe kapjen e autoreve te ketij krimi. Hijet e zeza dhe ata qe i perfaqesojne ata jane armiqte e rrezikshem te Kosoves dhe shqiptarise, ata jane kercenim i madh per gjithe qytetaret e Kosoves. UGSH shpreh solidaritetin e thelle me kolegen kurajoze dhe i uron asaj sherim te shpejte e kurajo te metejshme per misionin si qytetare kurajoze dhe europianiste ne Kosoven e sotme.

Zyra e shtypit

Unioni I Gazetareve Shqiptare

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera