Lajme

Reagime nga Shqipëria, Kryemadhi: E rëndë vrasja e Ivanoviqit, por dialogu duhet të vazhdojë

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 16 January 2018

Pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit mëngjesin e sotëm në Veri të Mitrovicës, kanë reaguar edhe nga Shqipëria. Kryetarja e LSI’së, Monika Kryemadhi e ka quajtur ngjarje të rëndë vrasjen e politikanit serb, që drejtonte iniciativën “Liri, Demokraci, Drejtësi.
Kryemadhi thotë se vrasja e Ivanoviqit duhet zbardhur menjëherë, duke e konsideruar këtë,ngjarje shumë të rëndë.

Mirëpo, sipas Kryemadhit, kjo nuk duhet të jetë arsye për të bllokuar bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, pasi kjo e fundit u tërhoq, me t’u dhënë lajmi i vrasjes së Ivanoviqit.

“Pavaresisht kesaj ngjarje te rende, dialogu Kosove Serbi duhet te vazhdoje. Politika duhet te dije ta tejkaloje kete situate ne emer te integrimit europian”, ka thënë kryetarja e LSI’së.

-Advertisement-

Mëngjesin e sotëm, Ivanoviq po shkonte në zyrën e tij, kur u sulmua nga një makinë në lëvizje. Ishin katër plumba fatalë për kreun e iniciativës qytetare SDP në Veri.

Derisa po transportohej për në spital, Ivanoviq nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra. Në sallën e operacionit ai u fut pa shenja jete.

Deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar rreth vrasjes së tij, ndërsa në Veri të Mitrovicës është gjetur një veturë, që dyshohet të ketë qenë e dorasit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera