Lajme

Reagim nga shoqëria civile: Qeveria të hapë urgjentisht dialogun social me minatorët e Trepçës

Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 01 November 2023

Konsorciumi Për Të Drejta Të Punës ka deklaruar se Qeveria  e Kosovës po ka qasje indiferente ndaj problemit që po përballen minatorët e Trepçës që janë në protestë për të nëntën ditë të grevës.

“Minatorët janë duke bërë grevë për kërkesa të thjeshta – marrja e pagës me kohë, kushte më të mira pune dhe llogaridhënie nga menaxhmenti i ndërmarrjes. Këto kërkesa janë elementare në procesin e punës së punëtorëve dhe të ndërmarrjes dhe ato do të duhej të plotësoheshin pa pasur nevojë për grevë”.

“Vendimi për largimin e punonjësve të Shoqërisë Aksionare Trepça për shkak të angazhimit të tyre në mbrojtjen e të drejtave të minatorëve është një akt i papranueshëm, i cili jo vetëm shkel ligji për grevat (neni 11, pika 3), por gjithashtu rrezikon demokracinë në Kosovë dhe mundin e minatorëve”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Tutje, në njoftimin e lëshuar thuhet se minatorët e Trepçës meritojnë që të paguhen në kohë, të ju përmirësohen kushtet e punës dhe të ju respektohet e drejta për siguri dhe shëndet në punë.

“Andaj, organizatat e poshtëshënuara i bëjnë thirrje menaxhmentit të ndërmarrjes Trepça dhe Qeverisë që të hapin urgjentisht dialogun me grevistët dhe të shohin sa më parë mundësitë që të bëhet kompromis në drejtim të zgjidhjes së problemeve dhe kërkesave të punëtorëve të cilët jetën e tyre e rrezikojnë në vendin e punës në të mirë të vendit”.

Pjesë përbërse e këtij reagimi janë:
Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC) dhe
Federata e Sindikatës së Pavarur për Komunikacion dhe Lidhje të Kosovës (SPKLK),
Kosova – Women 4 Women Gratë për Gratë e Kosovës (KW4W),
Grupi Avokues i Kosovës (KAG),
ICHAT Instituti Cilësor për Hulumtime Analiza dhe Trajnime,
Institute for Social Policy “Musine Kokalari”,
Nevo Koncepti (NVK),
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit (OHT),
Junior Chamber International Prizren – JCI Prizren,
OJQ EDUCO,
OJQ Green Energy Kosova,
OJQ Gruaja Hyjnore,
Handikos Gjakovë,
OJQ Iniciativa për Zhvillim Lokal (IZHL),
OJQ Instituti për Qëndrueshmëri dhe Zhvillim të Rinisë (ISDY),
NGO Zana,
Qendra Kosovare për Studime Gjinore,
Qendra për Barazi dhe Drejtësi,
Qendra Kosovare për Vetë Përkrahje,
Kosova Women’s Network (KWN),
Shoqëria për Zhvillimin e Edukimit dhe Ndërmarrësisë (SEED),
Sindikata e Pavarur e Punëtorëve IPKO (SPPI),
Sindikata e Pavarur e Pylltarisë, Bujqësisë, Industrisë së Drurit, Mjedisit dhe Gjuetisë (SPPBIDMGJK)
Sindikata e punëtorëve të Aeroportit Limak Kosova,
Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës (SSHCK), dhe
Solidar Suisse Kosova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera