Lajme

Reagim i ashpër nga Ramush Haradinaj, Serbia po zvogëlon shanset për paqe në rajon

Autori: Gazeta inFokus 18:35 | 05 December 2019

Ivan Teodosijeviq, ish-ministri i Administratës e Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, u dënua me dy vite burg pas deklaratave skandaloze se masakra e Reçakut ishte e fabrikuar.

Ndaj këtij dënimi ka reaguar edhe Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, duke përsëritur idiotësinë e Todosijeviq, shkruan gazeta inFokus.

“Të gjithë anëtarët e Listës Serbe do të përsërisin të njëjtën, edhe unë e përsëris tani – krimi në Reçak është fabrikuar, ku gjithçka ka falsifikuar ai mashtruesi botëror, hajni dhe vagabondi Ëilliam Ëalker”, ka thënë Vuçiq.

-Advertisement-

E ndaj kësaj deklarate skandaloze, ka reaguar edhe Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në reagimin e ashpër që bëri Haradinaj, tha që Vuçiq ka urrejtje patologjike ndaj shqiptarëve, shkruan gazeta inFokus.

“Urrejtja patologjike e Vuçiqit ndaj shqiptarëve, po dëshmohet edhe me deklarimin e tij të fundit, “se masakra e Reçakut e cila tronditi mbarë botën në vitin 1999 është e fabrikuar”, tha Haradinaj.

Madje, ka publikuar edhe disa fotografi të tmerrshme të masakrës së Reçakut.

Haradinaj shtoi se kjo dëshmon që Serbia po e ruan mendësinë kriminale të Millosheviqit.

“Ky qëndrim dëshmon qartë se Serbia edhe në formë institucionale e ruan paturpësisht mendësinë kriminale të trashëguar nga koha e Millosheviqit. Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera dhe urrejtja ndaj secilës etni është vepër e dënueshme me ligj”, ka thënë Haradinaj.

Tutje, Haradinaj ka shtuar se Serbia po zvogëlon shanset për paqe e pajtim në rajon, shkruan gazeta inFokus.

“Është për keqardhje se si Serbia, që konsiderohet si shtet favorit nga BE-ja, vazhdon ta kultivojë urrejtjen etnike ndaj shqiptarëve dhe mohon krimet gjenocidale të saja, duke kontaminuar kështu të ardhmen e tyre dhe duke zvogëluar shanset për paqe dhe pajtim në rajon”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera