Reagim i ashpër i Serbisë pasi që Gjermania kërkoi njohjen e Kosovës. Evropa s’na do!
Autori: Gazeta inFokus 17:32 | 15 February 2018
Ministri i Mbrotjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, i është kundërpërgjigjur ashpër deklaratave të ministrit të Jashtëm Gjerman, Zigmar Gabriel, i cili tha se Serbia nëse dëshiron që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, duhet që së pari të njoh pavarësinë e Kosovës.
Vulin duke komentuar këto deklarata gjatë ditës së sotme tha që sa herë që Gjermania ka folur pa pëlqimin e plotë të Evropës, dhe në emër të saj, gjërat kanë shkuar keq dhe botës i është shkaktuar vuajtje.
“Deklarata e Ministrit Gabriel e konfirmoi edhe një herë që Evropa në një mënyrë, nuk është e interesuar ta shoh përparimin e Serbisë, dhe faktin që Serbia është një shoqëri shumë e suksesshme dhe demokratike. Nëse anëtarësimi në Evropë do të varej nga këto vlera, ne do të ishim që moti pjesë e BE-së, por siç duket, nga ata po kërkohet vetëm një gjë, dhe ajo është njohja e Pavarësisë së Kosovës dhe asgjë më shumë. Serbia nuk do ta njohë kurrë Pavarësinë e Kosovës, nuk do ta bëjë kurrë këtë me kushtin që të jetë pjesë e BE-së”, deklaroi Vulin.
Ndryshe ministri i Jashtëm Gjerman, Zigmar Gabriel, i cili qëndroi për një vizitë zyrtare dyditore në Kosovë, deklaroi se Serbia duhet të njohë Pavarësinë e Kosovës në mënyrë që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, dhe sfida më e madhe për ta është që të sigurohen edhe njohjet nga pesë vendet të cilat ende nuk e kanë kryer njohjen e Pavarësisë së Kosovës.
Të tjera
-
Zgjatet orari në qendrat për pajisje me dokumente, punohet edhe të shtunave
Agjencia e Regjistrimit Civil sot ka marrë vendim që në të gjitha Qendrat për...
-
Tahiri: Raporti i DASh-it për Kosovën është letërnjoftimi i kësaj qeverie
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, duke komentuar rapor...
-
S’futet në rend dite propozimi i PDK-së për debat në lidhje me të gjeturat e DASh-it
Propozimi i PDK-së për debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit ...
-
U vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj tre të dyshuarve për su*min në Banjskë
Me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Gjykata Themelore ua ka vazhdu...
-
Në seancë të mbyllur nis dëshminë dëshmitari i 57-të në rastin Thaçi dhe të tjerët
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshm...
-
Nis seanca, PDK kërkon debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit të DASh-it
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar në emër të p...
-
Kusari-Lila: Mundësia e marrëveshjes për dinarin varet nga BE-ja sa po e bind Serbinë të mos jetë palë destruktive
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se...
-
Shefja e USAID-it, ai i UNICEF-it dhe ministrja Nagavci vizitojnë Gjilanin
Komunën e Gjilanit e ka vizituar drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë...
-
6 miliardëshi për Kosovën e Ballkanin, vendimi i fundit i legjislaturës së tanishme të PE-së
Para se ta përfundojë mandatin, legjislatura e tanishme në Parlamentin Evropi...
-
Keqpërdori pozitën zyrtare, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar ...
-
Arrestohen dy të dyshuar në Mitrovicë për dhënie e marrje të ryshfetit
Të mërkurë në Mitrovicë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, njëri shtetas i...
-
Kushtetuesja e Speciales me vendim në rastin ‘Januzi e të tjerët’
Gjykata Kushtetuese e Speciales ka hedhur poshtë referimin lidhur me Rregullo...