Lajme

RD i përgjigjet ashpër ministres Kodheli: Nuk bëhet striptizëm me zjarret

Autori: Gazeta inFokus 09:03 | 10 August 2017

Vatrat e shumta të zjarreve në vend janë bërë edhe burim përplasjesh mes palëve politike.

Kështu, edhe ditën e sotme gazeta zyrtare e PD-së, Rilindja Demokratike i është përgjigjur ashpër deklaratave të Ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli

E gjendur dje në ballinën e gazetës, teksa RD-ja i kujtonte ministres se kishte shpenzuar më shumë për tualetin e zyrës së saj se sa për situatën e krijuar nga zjarret, ministrja i ka kujtuar Gërdecin, zjarri i së cilit sipas saj, s’mund të ngatërrohet me zjarret e kësaj vere.

-Advertisement-

Kaq ka mjaftuar që të ndizet edhe debati mes tyre, ku kryeredaktori i PD-së të prezumojë si të vërteta shkrimet e mediave greke se Kodheli punonte striptiste në klube nate.

RD-ja shkruan se nuk bëhet striptizëm me zjarret.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera