RCEP-i, zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë
Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 03 January 2022
Në ditën e parë të vitit 2022, hyri në fuqi marrëveshja e Partneritetit të Gjithanshëm Ekonomik Rajonal (RCEP). Kjo simbolizon fillimin zyrtar të zonës së tregtisë së lirë me popullsinë më të madhe, përmasat më të mëdha dhe potencialin më të madh të botës.
RCEP-i ka një popullsi prej 2.2 miliardë banorësh dhe zë afro 30 % të GDP-së globale. Grupi i parë i vendeve pjesëmarrëse në RCEP përfshin 6 vende të ASEAN-it, si edhe Kinën, Japoninë, Zelandën e Re dhe Australinë. Koreja e Jugut do të marrë pjesë më 1 shkurt.
Tani “shpresë” është bërë mendimi përbashkët i ndërmarrjeve në zonën e RCEP-it. Kryeekzekutivi i platformës së tregtisë elektronike të Kamboxhias “Smile Shop” thotë që, me hyrjen në RCEP, mallrat e vendeve anëtare mund të futen në Kamboxhia me kosto më të ulët. Menaxheri i çështjeve doganore i degës së kompanisë japoneze “Yanmar Motor” në Kinë, Wang Ping, u shpreh që, në vitin e parë të hyrjes në fuqi të marrëveshjes, niveli i tarifave për filtrat e motorëve të importuar nga Japonia do të ulet nga 5 % në zero, çka mund të kursejë 2 milionë juanë taksa doganore. Fabrika e këpucëve në Indonezi “Gino Mariani” shpreson që, me RCEP-in, marka e tyre mund të dalë jashtë tregut indonezian dhe të futet në një treg më të gjerë…
Hyrja në fuqi e RCEP-it do të sjellë efekte të drejtpërdrejta në integrimin ekonomik rajonal dhe do të krijojë një treg më të gjerë, një mjedis më të mirë biznesi dhe mundësi më të pasura investimesh për ndërmarrjet e vendeve pjesëmarrëse.
Pas hyrjes në fuqi të RCEP-it, do të realizohet gradualisht tarifa zero për mbi 90% të mallrave në këtë rajon. Mediat e ASEAN-it vlerësojnë që RCEP-i është “motori për nxitjen e mëkëmbjes ekonomike rajonale”. Konferenca për Tregtinë dhe Zhvillimin e OKB-së vlerëson që RCEP-i “do të nxitë lindjen e një qendre të re rëndese të tregtisë globale”.
Për ekonominë globale që po sfidohet nga gjendja epidemike, kjo “qendër e re rëndese” pa dyshim ka nxitur në mënyrë të dukshme besimin te mëkëmbja ekonomike globale.
Për Kinën, RCEP-i është një “gur kilometrik” i ri në hapjen ndaj botës së jashtme dhe është zbatimi i premtimeve për vazhdimin e hapjes. Niveli i hapjes i RCEP-it në fusha të ndryshme, si tregtia e mallrave, investimet e shërbimeve dhe rregullat e shërbimeve, është më i lartë sesa është premtuar nga Kina për anëtarësimin në OBT. Hyrja në fuqi e RCEP-it do të nxitë më tej hapjen e sistemit nga Kina dhe do të bëhet ura dhe nyja mes qarkullimit të brendshëm dhe qarkullimit të jashtëm në Kinë. Kjo jo vetëm do t’i japë gjallëri të re rritjes së ekonomisë kineze, por edhe ofron një platformë të re për ndarjen e përfitimeve nga zhvillimi i Kinës.
Kina mbron në mënyrë të vendosur multilaterizmin, barazinë e drejtësinë dhe po bëhet partnere në rrugën e zhvillimit për gjithnjë e më shumë vende. Me fillimin e RCEP-it, Kina do të shfrytëzojë epërsinë e tregut të saj supergjigant dhe potencialin e madh të kërkesës së brendshme, do të zmadhojë përfitimet e tregtisë rajonale, do të ndajë mundësitë e tregut kinez me më shumë sipërmarrje, do të ofrojë përfitime konkrete për më shumë konsumatorë dhe do të vazhdojë t’i japë gjallëri e energji rimëkëmbjes ekonomike globale.
Të tjera
-
Përmbaruesi bllokon llogaritë: 2700 punëtorë të Telekomit dhe Postës mbesin pa rroga – paralajmërojnë protestë
Sindikata e Postës dhe Telekomunikacionit ka paralajmëruar protestë për të ma...
-
Investimet për faqe te zezë të Alban Hysenit, asfalton trotuare për bandera
Një bander në mes të trotuarit të asfaltuar, janë pamjet më të reja të publik...
-
Sekuestrohen ar*më në Cermjan të Gjakovës
Më zbatim të urdhërkontrollit të lëshuar nga Gjykata, Stacioni Policor në Gja...
-
Gorçeviç: Mali i Zi do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në KiE
Ministrja për Çështje Evropiane e Malit të Zi, Maida Gorçeviç, ka thënë se në...
-
Kuvendi me tri seanca plenare në javën e ardhshme
Tri seanca plenare do të mbahen në javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës. ...
-
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se ...
-
Aksident trafiku në Kërçovë, 3 të vd*ekur dhe 4 të lënduar
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në ora 04:50, në m...
-
Kusari-Lila: S’jemi në situatë të jashtëzakonshme që duhet medoemos të shkojmë në zgjedhje
Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, e ka komentuar kërk...
-
Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës
Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me takimin që ka zh...
-
Konjufca: Qeveria s’ka aryse të japë dorëheqje
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se qeveria nuk ka arsye të japë...
-
Bislimi pret në takim përfaqësuesit e BB, kërkon mbështetje për Kosovën
Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bisli...
-
Votimi në 4 komunat veriore – Hapet regjistrimi për votuesit jashtë Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar qytetarët me të drejtë vote jashtë...