Sport

Rayo Vallecano e thellon krizën e Barcelonës, Falcao heroi i ndeshjes

Autori: Gazeta inFokus 20:54 | 27 October 2021

Pas humbjes nga Real Madridi, skuadra e Barcelonës e ka thelluar krizën e rezultateve, pasi është mposhtur në udhëtim te Rayo Vallecano, shkruan Gazeta inFokus.

‘Katalunasit’ kanë humbur me rezultat minimal 1-0, në duelin e vlefshëm për xhiron e 11-të në elitën e futbollit spanjoll.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Campo de Futbol de Vallecas’, golin e vetëm për vendasit e realizoi Radamel Falcao.

-Advertisement-

Sulmuesi kolumbian shënoi në minutën e 30’ të ndeshjes një gol mjeshtëror, pasi fillimisht trullosi mbrojtësin Gerrard Pique.

Pas kësaj humbje, Barcelona mbetet e nënta me 15 pikë, kurse Rayo Vallecano kalon në pozitën e pestë me 19 sosh./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera