Lajme

Rasti tragjik në Tiranë – Gruaja u vra në dhomën e gjumit, pranë kishte njërin nga fëmijët

Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 08 April 2023

Detaje të rënda kanë dalë nga ngjarja tragjike e cila ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkozë, ku mbetën të vrarë dy persona.

43-vjeçari R.S ka qëlluar për vdekje me pistoletë kunatën M.S në dhomën e saj të gjumit.

Ajo kishte dy fëmijë dhe ato momente njërin prej fëmijëve e ka pasur në shtrat.

-Advertisement-

Pasi vrau kunatën, autori u vetëvra në rrugën përball banesës.

I vëllai në momentin e ngjarjes nuk ka qenë në banesë, pasi punonte taksist.

Autori merrte mjekime për shëndetin mendor. Në banesë në momentin e ngjarjes ishin edhe prindërit por kanë qenë në gjumë dhe nuk kanë  mundur të parandalojnë ngjarjen.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen ne vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave. /Tch

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera