Lajme

Rasti për ish-krerët e UÇK-së, dëshmitari i 54 dëshmon në seancë të mbyllur

Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 22 April 2024

Në Dhomat e Specializuar të Kosovës në Hagë, po vazhdon dëshminë dëshmitari i 54 i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Dëshmia e tij është duke u dëgjuar në seancë të mbyllur për publikun. Sipas kryetarit të trupit gjykues, arsyeja e mbylljes së seancës ndërlidhet me mbrojtjen e dëshmitarit.

Përpara fillimit të dyshimit të këtij dëshmitare, trupi gjykues, ka pranuar në prova materiale disa deklarata të dëshmitarëve përmes audio-incizimeve.

-Advertisement-

Trupit gjykues ka `konstatuar se deklaratat janë të pranueshme dhe ka kërkuar nga Zyra Administrative që të i’u caktojë audio-incizimeve numrin përkatës.

Po ashtu, u urdhëruar Zyra Administrative që t’i ri-klasifikojë disa prova materiale nga konfidenciale në publike.

Sipas kryetarit të trupit gjykues, ndryshe nga herët e tjera, këtë herë në seancë gjyqësore janë të pranishëm fizikisht të gjithë të akuzuarit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera